Pavarësisht kësaj grupi i hetimit është munduar të mësojë më tepër rreth poseduesit të kësaj pajisje, shtetasit Yoram Frig.
Ky i fundit nuk është hera e parë që viziton Shqipërinë dhe ka njohje për këtë vend. Nga verifikimet në sistemin Tims, të këtij personi, ka rezultuar se Frik për herë të parë ka mbërritur në Shqipëri në vitin 2011.
Nuk dihet me saktësi se cili ka qenë qëllimi i kësaj vizite, por pas kësaj Frig ka mbërritur në Shqipëri dhe katër herë të tjera. Sipas të dhënave të sistemit Tims, ky shtetas ka hyrë në vitin 2014, 2015, dhe së fundi 2017.
Madje gjatë një vizite në Tiranë në vitin 2014,51-vjeçari Yoram Frig, ka postuar dhe një foto në profilin e tij në “Facebook”, ku sipas fotos mendohet se është në zonën e “Ali Demit” ose “Freskut” në kryeqytet. Kjo pasi mali i Dajtit ndodhet shumë pranë.
51-vjeçari me origjinë nga Izraeli rezulton dhe posedues i dy kompanive investiguese në Izrael ç'ka shton dyshimet se ai ka njohur nga përgjimet apo nga survejimet në teren.
Emri i Yoram Fring është bërë publik dhe gjatë skandalit të “Panama Papers” si person që dispononte kompani të regjistruara në ishujt offshore. Kompanitë e tij quhen “Faturenet Holding corp” Oracle FLEXCUBE Know-How e regjistruar në ishullin e Qipros.
Ndërkohë në Izrael ky shtetas disponon dhe një kompani tjetër të quajtur “Investigation and Security”, ku duket se nëpërmjet kësaj kompanie ky shtetas jepte asistencën e tij, kundrejt personave të interesuar.
Me sa duket qëllimi i vizitës së tij në Shqipëri ka qenë pikërisht dhe përgjimi i paautorizuar i personave të ndryshëm. Ka shumë gjasa që Frig, mund të jetë paguar nga ndonjë biznesmen Shqiptar, i cili i ka ofruar më pas asistencë në fushën e përgjimeve dhe deduktimin e pajisjeve përgjuese të instaluara brenda në godina.
Madje sipas Frig paisja elektronike këtë rol ka, që të gjurmojë dhe evidentojë pajisjet përgjuese që mund të instalohen në godina dhe jo vetëm. Por të gjitha këto pretendime të Frig, nuk janë besuar nga prokuroria dhe policia, të cilat kanë vendosur të njohin më nga afër pajisjen elektronike të dyshimtë.
Me rreth të kuq Yoram Frig në Drejtorinë e Policisë së Tiranës
Yoram Frig duke u shoqëruar për në policinë e Tiranës
Profili i kompanisë në Qipro të Yoram Frig
Profili i kompanisë në Izrael të Yoram Frig
Kompanitë e Yoram Fring të regjistruara në ishujt offshore
Yoram Frig
Yoram Frig