​Ja kush ishte avokati i Serbisë
në KAS, pse e zgjodhën serbët...

​Ja kush ishte avokati i Serbisë<br />në KAS, pse e zgjodhën serbët...
Mediet serbe ende nuk e kanë harruar vendimin e KAS për vendimin e ndeshjes Serbi-Shqipëri, ku iu dha fitorja Shqipërisë me rezultatin 0-3. Ka dalë në “skenë” këto ditë edhe avokati që mbrojti kombëtaren serbe në KAS.
 
Mediet serbe kanë kontaktuar avokatin e Serbisë në KAS, izraelitin Efraim Barak. Por kush është avokati Efraim Barak? Ai njihet gjerësisht në fushën e ligjeve sportive dhe ka ushtruar shumë funksione të rëndësishme, ku një ndër to është edhe funksioni si gjyqtar i KAS nga viti 2005 deri në vitin 2012, kjo ka qenë edhe arsyeja se pse serbët e kanë zgjedhur si avokatin e tyre në KAS sepse mendonin se ky fakt do t’i ndihmonte në vendimin e KAS.
 
Ky fakt nuk ia vlejti për serbët dhe tani mediet serbe kanë filluar ta sulmojnë avokatin izraelit duke e gjykuar si fajtor për humbjen e çështjes ndaj kombëtares Shqiptare.

Por avokati nuk ka pranuar të komentojë shumë për vendimin e dhënë nga KAS. Ai ia lë fajin kryesor avokatit Phelip Sand s për të cilin thotë se veproi në mënyrë të njëanshme duke i bërë favor Shqipërisë. 

Redaksia Online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Polonia do ta pezullojë përkohësisht të drejtën për azil

Polonia do ta pezullojë përkohësisht të drejtën për azil