Ashtu si dikur me qypat me florinj që i ruanin nën tokë, kështu edhe fati i parave të grabitura nga blindat që transportonin shumat e një banke të nivelit të dytë.
Një mënyrë sa e vjetër, por dhe e çuditshme kjo e grabitësve që bënë bujë me vjedhjen e parave të një banke gjatë transportit të tyre për në aeroportin e Rinasit.
Ndërsa grabitja u krye në Tiranë, në Qafë Kashar, paratë në monedhë të huaj u groposën në Vlorë me tenxhere me presion. Sic e shihni dhe në foto, këto janë dy tenxhere që ishin groposur nën tokë.
Në brendësi të tyre u gjetën kartëmonedha Paund, Dollarë Amerikanë, Australiane, Kanadeze si dhe Euro. Kurse në Vorë, tek servisi i familjes Murataj u gjet një kasafortë me një sasi Eurosh e Dollarë.
Paratë janë gjetur pranë banesës së Neim Avdulajt, i cili u arrestua dje nga policia së bashku me tre bashkëpunëtorët e tjerë, ndërsa dy janë ende në kërkim.
Shuma e gjetur është pjesa që Neim Avdulaj mori nga grabitja në Rinas dhe që e dërgoi më pas në Vlorë duke e fshehur në tokë me tenxhere presioni pranë banesës.
[gallery]21039[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO