Japonezi Yoshinori Ohsumi
fiton Nobelin për Mjekësi
Puna e Ohsumit thuhet se i ka hapur rrugë kuptimit të “shumë proceseve fiziologjike, të tilla si përshtatja ndaj urisë apo përgjigjja ndaj infeksionit”. Çmimi ka vlerën e 930,000 dollarëve
Yoshinori Ohsumi, nga Japonia, ka fituar Çmimin Nobel për Mjekësi, 2016. Fituesi i Nobelit të Mjekësisë është bërë i ditur vetëm pak përpara mesditës së kësaj të hëne nga asamblesja e Institutit suedez Karolinska me seli në Stockholm.
Atij i është njohur zbulimi në autofagi, përkatësisht mënyra se si trupi riciklon komponentët qelizorë.Autofagi është një proçes i projektuar për të eleminuar apo recikluar qeliza të dëmshme dhe funksioni i saj ka një rol të madh e të dobishëm për organizmin e njeriut. Zbulimi i tij ndihmon në shpjegimin se çfarë nuk shkon në trupin e njeriut të prekur nga një sërë sëmundjesh, nga kanceri e deri te Parkinsoni. Autofagia është një mekanizëm i cili i lejon qelizave të hanë veten e tyre për tu rinovuar më pas.
Ekzistenca e këtij mekanizmi është njohur që në vitet 60 por vetëm hulumtimi i biologut japonez hodhi dritë mbi aktivizimin e tij .
Puna e Ohsumit thuhet se i ka hapur rrugë kuptimit të “shumë proceseve fiziologjike, të tilla si përshtatja ndaj urisë apo përgjigjja ndaj infeksionit”.
Çmimi ka vlerën e 930,000 dollarëve.
Ohsumi u zgjodh mes 273 shkencëtarëve të nominuar për këtë vit. 71 vjecari në reagimin e tij të parë tha se ishte në laborator duke punuar kur mori vesh lajmin .” Jam i surprizuar dhe i nderuar” shtoi Ohsumi.
Vitin e kaluar, fitues të këtij çmimi prestigjioz u shpallën 3 shkencëtarë, të cilët punuan për luftën e mjekëve ndaj sëmundjes së malaries dhe infeksioneve të shkaktuara nga parazitët të ndodhur në zorrët e gjitarëve.
Java e çmimeve ‘Nobel’ ka nisur sot dhe do të vazhdojë me çmimet në Fizikë, Kimi, Letërsi, për Paqe dhe Ekonomi.
Çmimet për arritjet në Shkencë, Letërsi dhe Paqe janë dhënë për herë të parë në vitin 1901, në përputhje me vullnetin e industrialistit suedez. Alfred Nobel.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
53.7%
-
Jo
43.8%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 6458
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Reshje të dendura shiu të dielën, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile apel bashkive: Merrni masa! Jini në gatishmëri për çdo situatë
11 Janar, 15:13
-
Adriatik Doçi: Si u përmbush profecia e Berishës në 2001 se Ilir Meta do t'a kalonte jetën prapa hekurave! A është ky sikleti që nuk e viziton në burg?
11 Janar, 15:06
-
Zuckerberg: Biden tha hiqni postimet për Covid e vaksinat! Më 11 janar 2020 u shënua viktima e parë nga virusi në Kinë
11 Janar, 15:04
-
SPAK rrëzoi akuzat për Olsi Ramën, Berisha sulmon Dumanin: U bë anëtar i bandës së ‘Xibrakës’
11 Janar, 14:54
-
E reja alarmoi RENEA-n në Astir, shoqet e saj dëshmojnë në polici se u thirrën nga 21 vjeçarja në apartament, përdorën edhe kokainë
11 Janar, 14:45
-
Orë kritike, Kryepeshkopi Anastas në intubim pas operacionit! Besimtarët luten për shëndetin e tij
11 Janar, 14:39
-
Abuzoi me mamanë e saj për më shumë se një dekadë, vajza e Dominique Pelicot: Babai im duhet të vdesë në burg
11 Janar, 14:29
-
Lamtumirë Leon Çika, fotoreporteri dhe piktori i ‘gjallë’ deri në fund! Miqtë rrëfejnë projektet e lëna përgjysmë
11 Janar, 14:25
-
Elbasan/ Kishte përshtatur lokalin për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet pronari dhe 3 persona të tjerë
11 Janar, 14:13
-
Tjetër kallëzim në SPAK për Berishën, avokati Beqiri çon dosjen: Ka falsifikuar datën e lindjes, krim që dënohet deri në 4 vite burg
11 Janar, 14:11
-
Në pranga shoferi i droguar në Vorë, bllokoi rrugën me makinë dhe kërcënoi efektivët
11 Janar, 13:56
-
Aboneja falas për pensionistët dhe studentët, Veliaj: Tirana si familje, që kujdeset nga më të vegjlit deri te gjyshet dhe gjyshërit
11 Janar, 13:52