Dashnor Deliallisi, 36-vjeçari nga Fushë Kruja, i cili aksidentoi për vdekje 3 vajza në autostradën Tiranë-Durrës, ku mbeti i vdekur edhe vetë, bënte një jetë luksoze.
 
Deliallisi përdorte makina të shtrenjta si dhe frekuentonte jetën e natës.
 
Në fotot e siguruara nga Shqiptarja.com, duket qartë tendenca e Deliallisit për automjetet luksoze si BMË dhe Mercedes Benz të tipit të fundit. Me mjetin Benz ai u përfshi në aksident mëngjesin e kësaj të enjte, ku edhe humbi jetën bashkë me tre persona të tjerë.
 
Gjithashtu, Deliallisi duket i dhënë edhe pas jetës së natës si frekuentues i rregullt i disa prej PUB-eve të njohura si në Durrës ashtu edhe në Tiranë. 

[gallery]19070[/gallery]
[gallery]19071[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com