​Jo dietat, sekreti i Zoe Saldana
për trupin perfekt

​Jo dietat, sekreti i Zoe Saldana<br />për trupin perfekt
Aktorja 38 vjeçare Zoe Saldana shfaqet jo pa qëllim në kopertinën e revistës ‘Shape’ për muajin qershor.

Nënë e tre fëmijëve, aktorja përsëri ia del të ketë forma perfekte. E veshur me një bust dhe fund me ngjyra të ndezura ajo nxjerr në pah trupin e tonifikuar . Zoe shprehet se nuk beson tek dietat, ajo shprehet se nuk i ndalon vetes asgjë përsa i përket ushqimit.

Aktorja tregon sekretin e saj për trupin perfekt. “Ushqehem në mënyrë të balancuar por nuk mendoj shumë për kaloritë apo si do ndikojë ajo çka po ha. Me sa duket jeta aktive apo ushtrimet fizike i lejojnë aktores te mos ketë nevojë për dieta ushqimore për një trup perfekt”.

Zoe lindi binjakët djem Bowi e Cy në vitin 2014. Ajo është e martuar me Marco Perego, me të cilin u martua në vitin 2013, 3 muaj pasi ishin njohur bashkë.
Kurse në muajin shkurt të këtij viti ajo lindi Zen, djalin e tretë.

Sa në formë Zoe! E të mendosh se në rrëfimin për ‘Shape’ ajo tregon se i pëlqen të gatuajë dhe bashkë me të shoqin bëjnë lloj lloj recetash në kuzhinën e tyre në shtëpi.

[gallery]22338[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal