Juventusit i kushtoi shtrenjtë humbja e finales së Champions League, përballë Real Madrit, pasi është I detyruar të paguajë 400 mijë euro dëmshpërblim në kompaninë ku kishte prenotuar festën pas fitores që pretendonte.

Është raportuar se Juventusi duhet të paguajë një gjobë prej 400,000 euro për të anulluar fundin e festave të sezonit pas humbjes së Ligës së Kampionëve përballë Real Madrid, raporton “Football Italia”.

Sipas gazetës Libero, Juventusi kishte organizuar një festë që do të kushtonte 1 milion euro në Torino, por anulimi i saj do të thoshte se depozita prej 400 mijë euro kapar, ishte e pakthyeshme.

Juve, që fitoi Scudetton dhe Kupën e Italisë, ishin bërë gati të festonin tripletën, për herë të parë në historinë e klubit bardhezi.

Ëndrra për të triumfuar pas 21 viteve, u shua, pasi Real Madrid, e mposhti “Zonjën e Vjetër” 4:1, me dy golat e Cristiano Ronaldos, një Casemiro dhe Marco Asensio që shënoi në minutat e fundit të ndeshjes.

Pas humbjes nga Real Madridi, Juve u detyrua të anulojë festën e organizuar në Torino dhe depozita prej 400 mijë eurove ishte e pakthyeshme.

juve
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com