​Juventus thyen Torinon në derbi
Napoli fiton edhe ndaj SPAL

​Juventus thyen Torinon në derbi<br />Napoli fiton edhe ndaj SPAL
Derbi i Torinos përfundoi me fitoren e thellë të Juventus, të cilën shënuan fitoren e 6 në po kaq ndeshje.

Paulo Dybala hapi serinë e golave në minutën e 16’, ndërsa në minutën e 24’ Torino mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të Daniele Baseli.

Miralem Pjanic dyfishoi rezultatin në fund të pjesës parë, ndërsa në të dytën nga një këndore shënoi me kokë Alex Sandro, për të mbyllur serinë e golave mendoi Dybala duke vulosur rezultatin e thellë 4-0 dhe një dopjetë personale duke arritur ne kuotën e 10 golave në 6 ndeshje.

Napoli i Hysajt ruajti ritmin e fitoreve duke triumfuar në fund ndaj debutuesve të SPAL.

Ishin vendasit që kaluan në avantazh fillimisht por Insigne solli barazpeshën vetëm një minutë më vonë, në barazim u mbyll pjesa e parë.

Me fillimin e pjesës së dytë Napoli kaloi në avantazh në minutën e 71’ me anë të Callejon, por Viviani barazoi sërish për vendasit.

Napolitanët e gjetën golin e fitores 7 minuta para fundit me anë të Ghoulam.

Napoli vijon serinë e fitoreve duke ruajtur kreysimin me 18 pikë po aq sa Juventus.

Më herët fitore arriti edhe Roma 3-1 ndaj Udineses, Dzeko hapi serinë e golave ndërsa El Shaarawy shënoi një dopjetë, ndërsa për Udinesen golin e nderit e shënoi Larsen në minutën e 90’.

Java e 6-të mbyllet sot me ndeshjet e tjera ku Inter pret në San Siro Genoan ndërsa Milan luan në fushën e Samdoria.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, avokati Beqiri: Do zbardhin vrasjen e Artan Santos dhe gjyqtarit Skerdilajd Konomi

Operacioni i SPAK, avokati Beqiri: Do zbardhin vrasjen e Artan Santos dhe gjyqtarit Skerdilajd Konomi