​Juventusi bën detyrën,Hoffenheim
thyen Bayernin, e mposht 2-0

​Juventusi bën detyrën,Hoffenheim<br />thyen Bayernin, e mposht 2-0
Juventusi bën detyrën duke arritur lehtësisht një fitore ndaj Chievos në Allianz Stadium dhe konfirmohet në krye të Serisë A me pikë të plota në tre ndeshjet e para.

Në Torino bardhezinjtë fituan pastër 3-0 duke kaluar në avantazh që në pjesën e parë në minutën e 17-të falë një autogoli të pabesueshëm të Hetemaj.

Më pas në pjesën e dytë skuadra e Allegrit thellon rezultatin falë golave të dyshes argjentinase Higuan-Dybala në minutat 59-të dhe 83.

Në Bundesligë vjen humbja e parë e Bayern Mynih. Skuadra e Carlo Anccelotit u mposht në fushën e Hoffenhein 2-0 ku të dy golat I shënoi Uth në minutat 27-të dhe 51.

Edhe Borussia Dortmund nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në fushën e Freiburg duke mbetur në kryesim me 7 pikë në tre ndeshjet e para.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara