Ish-deputeti i PS, Hamit Kosta, 62 vjeç është arrestuar ditën e sotme në Elbasan, pasi ka kanosur me armë ish-bashkëjetuesen e tij 38 vjeçare, E.T.
Arrestimi i ish-deputetit është bërë menjëherë pasi ai në lagjen “5 Maji”, në Elbasan, teksa ka qenë duke drejtuat automjetin e tij tip “Hamer”, ka kanosur me fjalë dhe armë zjarri ish-bashkëjetuesen e tij.
Ende nuk dihet motivi i konfliktit midis tyre, por siç bën me dije policia, gjatë kontrollit të automjetit kanë konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës një armë zjarri pistoletë me gjashtë fishekë model 9mm të vendosur në krëhërin e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Kanosja" dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Redaksia Online
E.S/ shqiptarja.com
/Shqiptarja.com