Adrian Qiqi, 38 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më pare, në rrugën "Ali Banushi, për motive të dobëta ka kanosur 24-vjeçarin me inicalet E.E dhe 26-vjeçarin me inicialet R.K., të dy banues në Tiranë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale "Kanosje" dhe "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak
Njoftimi i plotë i policisë:
Tiranë
Arrestohet Adrian Qiqi 38 vjeç, kanosi me armë 2 persona
Kanos me armë zjarri dy shtetas.
Policia arreston 38 vjeçarin.
Sekuestrohet arma e zjarrit tip "Kallashnikov".
Shërbimet e policisë të Drejtorisë Vendore Tiranë arrestuan shtetasin :
- Adrian Qiqi, 38 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.
Ky shtetas në rrugën "Ali Banushi", për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri tip "Kallashnikov", shtetasit E.E., 24 vjeç dhe R.K., 26 vjeç ( të dy banues në Tiranë).
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale :
- Arma e zjarrit tip "Kallashnikov".
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale "Kanosje" dhe "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak", parashikuar nga nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com











