Shtëpia e Bardhë është mbyllur përkohësisht pasi një grua ka tentuar të futet në zonën e sigurisë.
 
Ajo është përpjekur të kalojë barrikadën e ngritur rreth Shtëpisë së Bardhë por është ndeshur në reagimin e menjëhershëm të oficerëve të sigurisë, të cilët e kanë vënë në pranga, siç raporton CBS News.
 
Identiteti dhe synimet e saj nuk dihen ende ndërsa autoritetet policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
 
Gruaja u arrestua të premten në magjes, thotë një zëdhënës i Shërbimit Sekret. Shtëpia e Bardhë u mbajt e bllokuar për një 1 orë e gjysmë.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)