VLORË – Policia ka arrestuar dy persona të kërkuar në një apartament në lagjen “24 Maji” në Vlorë. Pas ndërhyrjes së policisë u arrestuan Klement Çala, 27 vjeç, banues në Elbasan, i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe Alkond Bengasi, 29 vjeç, po banues në Elbasan, i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare.
Çala u kap nga efektivat e policisë nëpër rrugicat e lagjes duke lëvizur me automjetin e tij tip “Benz” me targë AA 447 KO. 27-vjeçari ka tentuar të largohet me vrap, por është neutralizuar nga forcat e policisë të cilët kishin rrethuar vendin ku u bë ndërhyrja.
Në momentin e prangosjes, ai u prezantua si shtetas kosovar me identitetin Semir Koca, i cili dispononte një pasaportë dhe një ID, me të njëjtin emër që i përkasin Republikës së Kosovës.
Çala është arratisur nga burgu në Trikallas të Greqisë, së bashku me Ilir Kupën dhe disa persona të tjerë në vitin 2013.
Ndërsa Alkond Bengasi fshihej në banesën e marrë me qira nga Klement Çala. Ai u arrestua pasi është shpallur në kërkim pasi rezulton i dënuar me 3 vjet e katër muaj burg për "prodhimi dhe shitje të narkotikëve”.
Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar një armë pistoletë tip TT, dy krehër me fishekë dhe 1.2 gramë kanabis sativa, të cilat i përkasin Klement Çalës.
Ky i fundit kërkohet nga drejtësia grek për një sërë akuzash nga të cilat rrezikon burgim të përjetshëm:
1. Pjesëmarrje në Organizatë Kriminale me qëllim përfitime financiare me përdorimin dhe mbajtjen materialeve shpërthyese dhe armëve,
2. Grabitje me armë në bashkëpunim,
3. Vjedhja e objekteve të vlerave të larta nga institucionet financiare,
4. Vjedhje/Grabitje në bashkëpunim dhe në mënyrë të përsëritur,
5. Tentativë vrasje në kuadër të konkurrencës kriminale në bashkëpunim,
6. Mbajtje e materialeve shpërthyese (bomba) në bashkëpunim dhe në mënyrë të përsëritur,
7. Shkaktimi i shpërthimeve duke përdorur materiale shpërthyese, në bashkëpunim dhe në mënyrë të përsëritur,
8. Mbajtje dhe përdorimi i lëndëve eksplozive.
(Klement Çala)Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4375
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Partizani/ Kushtetuesja rrëzon pretendimet e Malltezit për proces të parregullt ligjor: Arresti në shtëpi, pas dyshimeve të arsyeshme për përfshirjen e tij në aferë
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
'Bën biznes vetëm me arabët', Rama i përgjigjet komentuesit: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë
15 Janar, 18:29