​Karikaturisti serb nuk pendohet
që ka kritikuar Vuçiç

​Karikaturisti serb nuk pendohet<br />që ka kritikuar Vuçiç
Nuk është e lehtë të jesh karikaturist politik në Serbi. Rrezikun e kësaj pune më së miri e dëshmon rasti i Dushan Petriçiç, njërit prej karikaturistëve më të mirë të këtij vendi, puna e të cilit është shfaqur edhe në gazetat 'The New York Times', 'The Wall Street Journal' dhe 'Toronto Star'.

Më 30 shtator, Petriçiç ju shkëput kontrata me gazetën kryesore serbe, ‘Politika’. Ai kishte punuar në këtë gazetë për shtatë vjet dhe puna e tij ishte shfaqur në faqen e parë të gazetës të edicionit të së dielës.

Së fundmi, kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, ka qenë subjekt i satirës së Petriçiç, dhe ai fuqishëm beson se ky është burimi i problemeve të tij.

Në një intervistë për redaksinë në Beograd të Radios Evropa e Lirë, Petriçiç ka thënë se beson që vendimi për ta larguar nga puna ka ardhur nga lart, nga vetë kryeministri.
“Nuk kam prova për këtë gjë, por jam i bindur se kryeredaktori i ‘Politika’ ka pranuar telefonata, ose nga kreu (Vuçiq) ose nga njerëzit e tij. E di se ata qe sa kohë kanë qenë të zemëruar me faktin se karikaturat janë publikuar”, ka thënë ai, duke iu referuar karikaturave që satirizojnë Vuçiç.

Kolegu i tij, Predrag Koraksiç Corax, sugjeron të njëjtën gjë përmes një komenti-karikature për shkarkimin e tij, ku Vuçiç tregohet duke shikuar nëpër faqen e shqyer të parë të gazetës ‘Politika’.
 
Petriçiç ka thënë se largimi i tij nga puna mund të jetë iniciuar nga redaktori i gazetës, Zarko Rakiç, i cili sipas tij është mbështetës i Partisë Progresive Serbe të Vuçiç. Por, ka shtuar se “nëse ka dashur të më largojë nga puna, këtë gjë ka mundur ta bënte në fillim”.

Rakiç ka ardhur në këtë pozitë para disa muajsh.

Ditën e ardhshme, në një përgjigje dërguar nga Insajder.net, zyra e Vuçiç ka thënë se kanë mësuar për shkarkimin e Petriçiç përmes mediave.
Zyra e Vuçiç ka thënë se mendimi i kryeministrit serb ishte që Petriçiç duhet të lejohet të vazhdojë të publikojë punën e tij, sepse, “edhe pse duken ofenduese, karikaturat e tij janë nxitje për kryeministrin”.

“Ka të dhëna për forcimin e demokracisë serbe dhe ...kjo dëshmon se edhe atyre që mbajnë neveri të fortë ndaj qeverisë dhe shfaqin urrejtje personale ndaj kryeministrit, duhet t'u jepet hapësirë që të punojnë, ashtu siç kanë bërë deri më tani”.

Pothuajse menjëherë pas kësaj deklarate se ‘Politika’ duhet të vazhdojë të publikojë punën e Petriçiç, redaktori i kësaj gazete, Rakiç, ka njoftuar se karikaturisti mund të rikthehet në punë.

Redaktori i ‘Politika’ ka thënë se Petriçiç është shumë i shtrenjtë, por gjithsesi do ta merrte sërish në punë atë.

Ky ndryshim i menjëhershëm i vendimit nuk ka bërë asgjë për të zbutur dyshimet se vendimi për largimin e Petriçiç nga puna kishte qenë i motivuar politikisht. Askush nuk ishte i befasuar me vendimin e gazetës për ta rikthyer në punë, sesa vet Petriçiç. Por, ai ka thënë menjëherë se fati i tij nuk do të vendoset nga redaktorët e gazetës ose nga kryeministri.

“Çdo vendim për angazhimin tim të radhës varet edhe nga unë”, ka thënë Petriçiç.

Karikaturisti serb ka pranuar ofertën e revistës së përjavshme beogradase NIN. Në numrin e fundit të kësaj reviste është paraqitur një karikaturë, që ishte refuzuar të publikohej nga ‘Politika’ dhe po ashtu edhe një karikaturë e re e Petriçiç.

“Puna e karikaturistit është të kritikojë dhe të bëjë satirë për ata që janë në pushtet. Karikaturisti asnjëherë nuk është shumë i ashpër. Ashpëria e karikaturës matet me sjelljen e pahijshme të qeverisë”, ka thënë Petriçiq. (REL)

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011