Policia greke zbardh të tjera detaje nga operacioni i zhvilluar pak ditë më parë që çoi edhe në zbërthimin e klanit të drogës, pas hetimeve të zhvilluara për vrasjen e 32-vjeçarit shqiptar, Rigert Dervishi.
Ndërsa mediat kanë publikuar edhe fotot me emrat e shqiptarëve të arrestuar, të cilët ishin pjesë e bandës së drejtuar nga "Genti".
Për këtë të fundit ende nuk ka asnjë të dhënë, por autoritetet kanë zbardhur skemën e funksionimit të organizatës. Karteli i drogës kishte rreth 146 anëtarë, 59 prej tyre u arrestuan disa ditë më parë, nga ku 38 janë lënë në masën arrest me burg, ndërsa 46 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Për kokën e këtij karteli të drogës, policia greke dyshon se ndodhet në Shqipëri, por informacioni për këtë pjesë është mjaft i cunguar.
Klani i drogës fitime deri në 20 mln euro
Sipas policisë greke, grupi funksiononte në mënyrë hierarkike me në krye "Gentin". Pas tij vinin 4 shtetas shqiptarë, ndërsa në nivelin e tretë ishin 3 shqiptarë dhe 4 grekë. Në nivelin e katërt 3 grekë merreshin me trafikun në kufirin grekoshqiptar, ndërsa në nivelin e pestë ishin 17 shqiptarë,1 grek, 1 bullgar e 1 rumun, që kryenin magazinimin e drogës.
Në nivelin e gjashtë, 6 shqiptarë, 3 grekë dhe 1 bullgar, shpërndanin drogën kundrejt shitësve të vegjël dhe në nivelin e fundit ishin gjithë tregtarët e sasive të vogla të drogës në qendër të Athinës, kryesisht shtetas afrikanë.
Mendohet se grupi kontrollonte rreth 35% të tregut të narkotikëve në Athinë, duke bërë që goditja e tij të ulë ndjeshëm shitjen e drogës në këtë zonë. Fitimet e organizatës kriminale arrinin deri në 20 milionë euro në vit.
Hetimet për zbërthimin e kartelit të drogës vijuan për rreth 8 muaj, ku u angazhuan disa prej ekspertëve më të mirë të policisë greke.
Porositën vrasjen e rivalit, ekzekutuan gabimisht Rigert Dervishin
Organizata kriminale "Genti" dyshohet se mban autorësinë e ekzekutimit mafioz të 32-vjeçarit shqiptar, Rigert Dervishi, në një lagje të Athinës, më 13 Nëntor të këtij viti.
Sipas Policisë, Dervishi ishte drejtues i mjetit, por është vrarë gabimisht. Mendohet se objekt i atentatit ishte një 36-vjeçar, gjithashtu shqiptar, i cili ndodhej pasagjer në mjet. Banda kishte tentuar ta vriste me bombë me telekomandë, më 14 shtator 2016, për një borxh, por atentati kishte dështuar. Në 13 nëntor, 36-vjeçari rival i bandës "Genti" u tentua të vritej nga afër me breshëri automatiku, por sërish shpëtoi, ndërsa u ekzekutua shënjestra e gabuar, Rigert Dervishi.
Emrat e shqiptarëve të arrestuar:
1. Panajot Profka 51-vjec
2. Emiljano Ismailanji 25-vjec
3. Joani Muca 28-vjec
4. Ajet Xhalia 47-vjec
5. Robert Talharaj 36-vjec
6. Rosilda Talharaj 29-vjec
7. Fatjon Noti 27-vjec
8. Nikola Cela 46-vjec
9. Artur Gjini 21-vjec
10. Athanasios Profka 23-vjec
11. Armando Ruci 29-vjec
12. Pajtim Ruci 38-vjec
13. Astrit Vrenozi 20-vjec
14. Armando Goga, 37-vjec
15. Nikollaq Xhaxho 52-vjec
16. Viktor Ajasllari 30-vjec
17. Altin Kumaraku 37-vjec
18. Martin (Ani) Brakaj 26-vjec
19. Miri Macaj 45-vjec
20. Gentian Billa 39-vjec
21. Anxhelo Cami 24-vjec
22. Shqiponja Xhalia 42-vjec
23. Lorent Caushaj 25-vjec
24. Emilio Harrunaj 25-vjec
25. Fation Feizaj 29-vjec
26. Hena Veliaj 27-vjec
27. Luan Jacelli 43-vjec
28. Olsi Kellezi 39-vjec
29. Spiro Nika 47-vjec
30. Nikolla Puriqi 52-vjec
31. Erjon Avdiu 22-vjec
32. Një shtetas i paidentifikuar me pseudonimin Tiku
33. Mario Guxho 21-vjec
[gallery]19997[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com