​Kartoni i kuq me Izraelin, FIFA
dënon Etrit Berishën me 2 ndeshje

​Kartoni i kuq me Izraelin, FIFA<br />dënon Etrit Berishën me 2 ndeshje
Kartoni i kuq i marrë në ndeshjen me Izraelin i ka kushtuar portierit kuqezi, Etrit Berisha, dy ndeshje pezullim nga FIFA.
 
Komisioni i disiplinës në FIFA ka vendosur sot të dënojë gardianin kuqezi për sjellje antisportive mbrëmjen e 12 nëntorit në "Elbasan Arena", pasi goditi me kokë kapitenin e Izraelit, Eran Zahavi.
 
Krahas dënimit me dy ndeshje pezullim, FIFA e ka gjobitur Berishën edhe me 5 mijë franga.  
 
Etrit Berisha do të mungojë në ndeshjet ndaj Italisë në mars dhe Izraelit në qershor të 2017-ës.
 
Dënimet e FIFA-s kanë shkuar edhe për Federatën Shqiptare të Futbollit e cila është dënuar me 10 mijë franga gjobë, për sjelljen e tifozëve gjatë ndeshjes dhe vërshëllimin e himnit izraelit. 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid