​KAS-i na “hoqi” nga vazo e dytë
për shortin e botërorit “Rusi 2018″

​KAS-i na “hoqi” nga vazo e dytë<br />për shortin e botërorit “Rusi 2018″
10 korrik 2015, ishte data kur u dha vendimi i madh i KAS-it që vendosi drejtësinë dhe na dha tre pikët që meritonim, kjo ditë do të mbahet mend nga të gjithë ne si një fitore e madhe e kuqezinjve ndaj UEFA-s apo Serbisë. Por nuk duhet harruar se KAS-i e ka shtyrë disa herë shpalljen e vendimit dhe kjo nuk kishte arsye se pse të ndodhte por ato u justifikuan me faktin se po “luftonin” për të dalë me një vendim unanim, për të bindur të tre anëtarët.

Por shtyrja e vendimit më 10 korrik ka dhe një prapaskenë që qartazi dëmton Shqipërinë për sa i përket shortit të Kupës së Botës Rusi 2018 sepse nëse ai vendim do të ishte marrë më herët, Shqipëria sot do të ishte në vazon e dytë të shortit për Kupën e Botës Rusi 2018, ndërkohë që Serbia do zbriste në vazon e katërt.
 
KAS-i e shtyu dy herë vendimin deri sa vendosi ta shpallte me datën 10 korrik por fakti qëndron se nëse KAS-i do të shpallte më parë vendimin një gjë është e sigurt se Shqipëria do të ishte në vazon e dytë për shortin e Kupës së Botës që zhvillohet në 2018-ën.

Redaksia Online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Polonia do ta pezullojë përkohësisht të drejtën për azil

Polonia do ta pezullojë përkohësisht të drejtën për azil