​Katër shenjat që tregojnë se jeni në
një lidhje që po ju dëmton seriozisht

​Katër shenjat që tregojnë se jeni në<br />një lidhje që po ju dëmton seriozisht
Kur jemi në një lidhje të keqe, është shumë e lehtë për tu verbëruar dhe për të mos e vënë re.

Njerëzit përfundojnë duke i injoruar shenjat e rëndësishme të cilat u tregojnë se janë në një lidhje të dëmshme.

Katër shenjat kryesore që tregojnë se jeni në një lidhje të tillë:

Partneri ju kontrollon celularin
Nëse partneri jua kontrollon celularin apo jua lexon e-mailet, kjo nuk është në rregull pasi konsiderohet shkelje e privatësisë dhe është shenjë se partneri po ju kontrollon, nuk po ju beson e as nuk po ju respekton.

Partneri ju tregon si të visheni
Nëse partnerit nuk i pëlqen mënyra se si visheni, si e bëni makijazhin apo i stiloni flokët, atëherë kjo është shenjë se jeni në një lidhje të dëmshme pasi këto gjëra nuk duhet të vendosen nga partneri.
Ju duhet të visheni për vete dhe nuk duhet ta lejoni askënd t’jua ulë vetëbesimin.

Partneri nuk ju lejon të dilni me miqtë
Në një lidhje të shëndetshme, partneri asnjëherë nuk do t’ju mbante larg familjes dhe miqve. Nëse e shihni se nuk mund të shpenzoni kohë me miqtë tuaj përveç nëse me juve është edhe partneri, kjo është shenjë paralajmëruese.

Frikësoheni të thoni atë që e mendoni
Nëse keni frikë për të qënë e sinqertë apo të thoni çfarë keni në mendje, mundësitë janë të mëdha që jeni në një lidhje të dëmshme pasi lidhjet e shëndetshme duhet të bazohen në sinqeritet, besim dhe respekt! 

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Pas futbollit dhe librave, kur do të nisë lufta ndaj piratëve të lajmeve?

Pas futbollit dhe librave, kur do të nisë lufta ndaj piratëve të lajmeve?