Një javë shumë intensive kjo për Katy Perry, e cila për lançimin e e albumit të saj ka vendour kamera në të gjithë shtëpinë e saj në një stil “ big brother” ku do të monitorohet 24 orë.
Ikona e popit kishte organizuar një takim me regjizorin e filmit “Wonder Woman” Patty Jenkins, aktoren Anna Kendrick dhe këngëtaren Sia.
Por përpara se të ulej me ta këngëtarja ka bërë një takim me terapistin e saj, ku ka treguar disa momente nga jeta e saj, si problemet me prindërit, dhe ato me alkolin e pikërisht ky veprim i fundit e ka shtyrë të shkrauj edhe një këngë.
Këngëtarja, emri i vërtetë i të cilës është Katheryn Hudson, nuk ka dashur ti fikë kamerat gjatë këtij momenti.
Duke treguar momentet e saj të dobëta, Katy ka dashur ti tregojë fansave se është si ata, dhe me këtë rast ka shpjeguar edhe prejen e shkurtër ë flokëve të saj ku tha se i ka prerë sepse është lodhur duke qenë Katy Perry.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com