Kiliç: Pas formimit të qeverisë
Erdogan viziton Kosovën
Përfaqësuesja diplomatike e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç bëri me dije në mediat e Kosovës se presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan pritet të vizitojë vendin pas krijimit të qeverisë re dhe ndërtimit të institucioneve.
Përfaqësuesja diplomatike e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç bëri me dije në mediat e Kosovës se presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan pritet të vizitojë vendin pas krijimit të qeverisë re dhe ndërtimit të institucioneve.
Lajmi u publikua gjatë përkujtimit të 1-vjetorit të tentativës së dështuar për grusht shteti nga një fraksion i forcave të armatosura turke në ambasadën e Turqisë në Republikën e Kosovës.
“Në Kosovë është në proces themelimi i Qeverisë. Uroj që Kosova të përparojë në të ardhmen dhe bashkë me miqtë e saj do të ketë pranë edhe Turqinë. Presidenti Thaçi vitin e kaluar ka qenë në Turqi dhe urojmë që në një afat shumë të shkurtër të realizojë një vizitë edhe presidenti Erdogan në Kosovë. Pasi të themelohet qeveria urojmë që kjo vizitë të bëhet shumë shpejt” , ka thënë Kiliç.
Rexhep Taip Erdogan dhe Hashim Thaçi janë takuar në vitin 2013 në Prishtinë pas ftesës së bërë nga Thaci në rolin e kryeministrit në atë kohë për të marrë pjesë në përurimin e aeroportit ̏Adem Jashari ̋.
Të dy vendet njihen për raportet e konsoliduara politike.
Në fjalën e saj , ambasadorja Kiliç akuzoi kundërshtarin e regjimit të Erdoganit, Fetullah Gylen si organizatorin e vërtetë të tentativës për përmbysje të qeverisë turke korrikun e kaluar.
Organizata FETO e krijuar dhe e drejtuar nga Gylen ka aktivitet të gjerë në 170 vende të botës duke përfshirë dhe Shqipërinë dhe Kosovën. Presidenti turk i ka kërkuar qeverisë shqiptare mbylljen e shkollave fetare të financuara nga Gylen.
Imami Gylen prej 18 vitesh është vendosur në SHBA dhe është dënuar nga Turqia për veprimtari anti-shtetërore dhe krijime të strukturave paralele në polici, forcat e armatosura dhe institucionet e tjera juridike dhe fetare. Ai i ka mohuar vazhdimisht akuzat si planifikuesi i vetëm i grushtit të shtetit të mbetur në tentativë.
Erdogan ka zgjeruar kompetencat politike pas ndryshimeve në kushtetutë të miratuara në referendumin mbajtur në 16 prill të këtij viti. Ai po shrytëzon të gjitha fuqitë në spastrimin e administatës publike dhe insitucioneve të larta politike, ushtarake etj.
D.V/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4307
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, i hapet rrugë ndërtimit të resortit luksoz në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit 1.4 mld € (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56