​Kinë, tavan shpenzimesh për
blerjen e pagat e lojtarëve të huaj

​Kinë, tavan shpenzimesh për<br />blerjen e pagat e lojtarëve të huaj
Transferimet e bujshme në futbollin kinez duket se nuk do të kenë jetë të gjatë, ndonëse klubet e vendit më të madh në botë kanë pará me shumicë për të harxhuar.
 
Një zëdhënës i Administratës së Përgjithshme Sportive të Kinës, i mbetur anonim, ka deklaruar se është e nevojshme të vihet një tavan për transferimet super të shtrenjta të lojtarëve të huaj, duke kthyer sytë nga zhvillimi i futbollit në vend.
 
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, është një dashamirës i madh i futbollit dhe nuk ka kundërshtuar fluksin e parave jashtë vendit, për blerjen e klubeve legjendarë evropianë, si Inter apo Milan. Ndërkohë, javët e fundit, klubet kineze kanë blerë lojtarë të profilit të lartë, duke i bërë më të paguarit në botë. Zyrtare është paga 38 milionë euro në vit për Carlos Tevez te Shanghai SIPG, por thuhet se klubi kinez tashmë ka bërë brazilianin Oscar, i sapoblerë nga Chelsea, më të paguarin.
 
Agjencia e lajmeve Xinhua raporton sot se klubet kineze "po i djegin paratë" me blerjet e shtrenjta të talenteve të huaj dhe kanë lënë në harresë lojtarët vendas. Ajo citon zëdhënësin e lartpërmendur, i cili thotë se Kina duhet të prezantojë masa të reja për të inkurajuar rritjen e talenteve vendas.
 
"Të vihen limite shpenzimi për blerjen dhe pagat e lojtarëve e të bëhen kërkime se si mund të caktohet një fond për zhvillimin e lojtarëve të rinj, krahas blerjeve të lojtarëve të huaj", thotë zëdhënësi.
 
Ai tha se shteti duhet t'i vendosë klubet nën një mbikëqyrje strikte financiare, duke përjashtuar nga liga klubet që nuk binden. Ai sugjeroi edhe ndryshimin e sistemit të pikëve për ndeshje, me qëllim inkurajimin e lojtarëve vendas për të luajtur rol më të madh në ndeshje, por pa dhënë asnjë detaj se si mund të funksionojë një ide e tillë.
d.i./Shqiptarja.com
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar