​Kina nuk e shqetëson Ancelottin:
Futbolli i madh luhet në Evropë

​Kina nuk e shqetëson Ancelottin:<br />Futbolli i madh luhet në Evropë
Kërcënimi kinez nuk e tremb Carlo Ancelottin. Trajnerë të tjerë, si Conte apo Wenger, kanë shprehur më parë shqetësimin përballë ofertave të çmendura që arrijnë nga Lindja e Largët, duke joshur lojtarët e mëdhenj të futbollit evropian. Ndryshe nga ata, trajneri i Bayernit mendon se skuadrat e kontinentit të vjetër “mund të ndihen të sigurta, sepse kompeticionet më të mira dhe me më tepër konkurrencë janë këtu”.
 
Në Shangai sapo ka mbërritur nga Chelsea braziliani Oscar, në lule të moshës, i paguar 70 milionë euro. "Lojtarët nuk luajnë vetëm për paratë”, përgjigjet Ancelotti. “Luajnë për të qenë mes më të mirëve, për të marrë pjesë në ndeshjet më të forta në botë dhe për këtë arsye mendoj se klubet evropiane mund të ndihen të sigurt për të ardhmen”.
 
Ndërkaq, Holger Badstuber përshëndet skuadrën bavareze, të paktën deri në qershor. Schalke e ka marrë hua deri në fund të sezonit 27-vjeçarin, i cili me Ancelottin ka luajtur vetëm tri herë.
d.i./Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar