​Klaudia Pepa dhe Albi Nako miq
pas ndarjes? Reagon balerina/FOTO

​Klaudia Pepa dhe Albi Nako miq<br />pas ndarjes? Reagon balerina/FOTO
Edhe pse është folur prej kohësh për një ndarjes mes Albit dhe Klaudias, ajo është bërë publike vetëm disa dit më parë nga vetë çifti.

Ndarja e tyre bëri bujë dhe  u komentua gjerësisht në media, por Klaudia ka reaguar për herë të parë sot.

Ajo ka postuar një foto në Instagram, ku për veç fansave të shumtë që e komplimentonin, një komentues ka shkruar se ishte Albi Nako ai që e kishte çuar atë në Itali.

Balerina i është përgjigjur komentuesit duke shkruar: “Zemër në Itali erdha vetë me avion direkt për tek Mediaset. Çdo histori ka një fillim e një fund, nuk është fundi i botës. Në një raport në dy, faji është gjithmonë i të dyve. Gjithë të mirat!”.

Më pas ajo i është drejtuar Albi Nakos duke shkruar: “Albi ça thonë more”, dhe balerini i është përgjigjur me një koment plot yje.
Duket se dyshja ka ruajtur mardhënie të mira pas ndarjes.






Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

8/3
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rusi/ Nis gjyqi ndaj 4 gazetarëve, akuzohen se kanë punuar për organizatën e Navalnyt

Rusi/ Nis gjyqi ndaj 4 gazetarëve, akuzohen se kanë punuar për organizatën e Navalnyt