Juristi Kreshnik Spahiu tha se shtetet më demokratike të botës, si SHBA, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Spanja, nuk kanë pasur ndonjëherë grua në krye të shërbimit Sekret.

Komentet Spahiu i bëri në një lidhje live për emisionin ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, ku tha se Shqipëria ka mbushur gjithë drejtimin e institucioneve me gra anonime dhe pa personalitet.

“Në radhë të parë banaliteti është një element që merr terren mediatik më shumë sesa krimi shtetëror. Në perceptimin e publikut është hedhur një lëndë e parë për të ushqyer publikun, por jo për ta ndihmuar. Sepse figura e Vlora Hysenit dhe e kreut të SHISH është rrënuar 100 herë më shumë dhe nuk është ndihmuar, duke i nxjerrë këtë banalitet.

Tani pse kemi ardhur ne këtu. Shtetet më demokratike në botë, duke nisur nga SHBA, Gjermania, Spanja, Britania e Madhe e Franca, në gjithë historinë e tyre nuk kanë pasur drejtuese femër të shërbimit sekret. Tani del Shqipëria dhe e mbush gjithë drejtimin e institucioneve me gra anonime. Dy shtetet shqiptare që janë shtetet më të reja në Europë, paskan pasur nevojë për Vlorën.

Vlora filloi që 30 vjeçe në shërbimin informativ në Kosovë dhe u importua 35 vjeçe në Shqipëri, vetëm se ishte shoqja e Hashimit. Një Gys Agas të del dhe ka shkuar në marrëdhënie erotike me gjysmën e drejtueseve të Qeverisë. Pra të del një Gys Agasi dhe t’i thyen në mes të gjithë këto gra”, tha mes të tjerash Spahiu.


Lajmi kryesor:

Spahiu: Vlora Hyseni si kryespiune grua nuk ka tradhtuar shtëpinë, por Shqipërinë