​Kodheli: Vrasësit e Marsit ’97 e
Gërdecit sot në liri pengojnë Vettingun

​Kodheli: Vrasësit e Marsit ’97 e<br />Gërdecit sot në liri pengojnë Vettingun
TIRANË-Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli duke iu referuar muajit Mars ndër vite e ka cilësuar këtë periudhë si më të vështirën me të cilën përballet gjithmonë populli shqiptar.

Teksa merrte pjesë në përcjelljen e kontigjentit të 3-të të Forcës Detare në detin Egje, Kodheli është ndalur në situatën politike në vend duke theksuar se autorët e ngjarjeve të marsit të vitit ’97, të Gërdecit sot enden të lirë me synim, pengesën e Rëformës në Drejtësi dhe integrimin e Shqipërisë në BE.

Muaji mars sjell gjithnjë kujtime të hidhura për të gjithë ne, e në mënyrë të veçantë për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Marsi i vitit 1997 shkërmoqi plotësisht strukturat tona ushtarake, sipas një skenari të qartë dashakeqës për të mbrojtur me çdo kusht pushtetin e një individi. I cili urdhëroi makabritete që asnjë udhëheqës europian nuk ia ka bërë vendit të tij.
E prapë, në marsin e 2008, po e njëjta klikë përmes abuzimit me pushtetin dhe me pasuritë publike, hodhi në erë një fshat të tërë, duke shkaktuar 26 të vdekur, qindra të plagosur e prona private të shkatërruara. Nga babëzia për të përfituar nga arsenali ushtarak i Forcave të Armatosura. Nga parimi i tyre i përhershëm se familja është mbi shoqërinë, individi mbi vlerat sociale. Vranë, vodhën dhe gënjyen. Edhe u fshehën pas procedurës. I kemi sot mes nesh, të lirë.
Janë po këta njerëz që sot, që të angazhuar me të gjithë forcat, pengojnë reformën në drejtësi, kushtin e vetëm për hapjen e negociatave të vendit tonë me Bashkimin Evropian. Pengojnë përparimin e Shqipërisë drejt familjes së madhe evropiane
”.

[gallery]21495[/gallery]

Ministrja theksoi se për këtë arsye, qeveria është e vendosur më shumë se kurrë të afrohet me NATO.
A e ka menduar njeri pse kemi vendosur të nisim kontigjente ushtarake kudo nëpër botë? Nga Afganistani në Letoni, nga Çadi në Irak? Pse angazhohemi në misionet e NATO dhe BE në Bosnje, Kosovë apo në Detin Egje? Mos vallë për statistika, apo për koleksionim vulash në pasaportë?
Jo të nderuar ushtarakë. Kjo qeveri është e vendosur ta bëjë Shqipërinë anëtare dinjitoze të komunitetit euro-atlantik. Angazhimi ynë i pandërprerë do të bëjë që reforma të transformohet konkretisht në të mirë të vendit dhe shoqërisë, për të çrrënjosur përfundimisht kulturën e pandëshkueshmërisë si dhe për të kthyer besimin e qytetarëve tek drejtësia.
Reforma në drejtësi merr rëndësi parësore për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, për të vendosur sundimin e ligjit në gjithçka që lidhet me zhvillimin ekonomik të vendit. Ajo do të jetë edhe një mjet efikas në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Reforma në drejtësi do t’i shërbejë ecurisë se reformave në fusha të tjera, zhvillimit dhe qëndrueshmërisë ekonomike dhe shoqërore, pasi, forcimi i shtetit ligjor është një nga shtyllat kryesore të demokracisë
”, tha Kodheli duke i uruar “Rrugë të mbarë Kontigjentit të Tretë drejt Detit Egje. Mbarësi e suksese!

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0