Nëse nuk zgjedhin t’i largohen Tiranës, për kryeqytetasit ka gjithmonë një mundësi: kodrat e Liqenit Artificial.
Dëshira për t’ju shmangur temperaturave të larta dhe rutinës së përditshme, bën që shumë qytetarë të zgjedhin Liqenin e Tiranës për të kaluar fundjavën.
Vrap, shëtitje mes gjelbërimit, plazh, piknik apo një kafe e ndarë mes miqsh e familjarësh, janë disa mundësitë që Liqeni ofron.
Për shumë kryeqytetas është freskia e natyrës që i sjell aty, po aq sa parku i Lojërave për fëmijët dhe prindërit e tyre.
“Është relax kënaqemi freskët, në të shumtën e rasteve dalim nga liqeni. Në radhë të parë vijmë për fëmijët e vegjël, por edhe për vete për ajrin e pastër për freskinë”, shprehen qytetarët.
Edhe pse të marrësh rreze dielli në brigjet e Liqenit Artificial nuk është aq e zakontë, ka qytetarë që prej vitesh nuk i ndahen këtij turizmi brenda-kryeqytetas, ashtu si ky zotëri që na tregon se e ka bërë zgjedhjen e tij të përvitshme.
“Vend i bukur i mirë, mund ta quaj parajsë e Tiranës, për mua nuk është e sikletshme, mjafton të mësohesh pastaj nuk k problem, në fillim të duket e ndaluar”, shprehet një qytetar.
Edhe një lojë domino me miqtë nuk mund të mungojë teksa zgjedh kodrat e Liqenit si mundësi për të kaluar ditën.
“Ajri pastër është freskët është, bëjmë ndonjë xhiro pastaj bëjmë dhe nga një dorë domino”, thotë një qytetarë.
Të tjera zgjedhje për qytetarët e Tiranës janë pishinat, qytetet e afërta bregdetare apo mali i Dajtit, por në rastet kur qëndrimi në Tiranë është zgjedhja e fundjavës apo ide e mirëmenduar për të shmangur radhët e gjata të trafikut që krijohen në bregdet, kodrat e Liqenit janë aty, si mundësi për t’ju shmangur temperaturave, smogut dhe rutinës frenetike të kryeqytetit.
[gallery]23107[/gallery]
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO