Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se ditën e nesërme, ministri ka parashikuar në axhendën e tij takime me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha.
Po ashtu mësohet se në fokus të diskutimeve mes ministrit dhe zyrtarëve të lartë të shtetit shqiptar do të jetë bashkëpunimi mes dy vendeve.
Prej vitesh, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Izraelit kanë qenë pozitive, marrë shkas edhe nga ndihma që vendi ynë u ka dhënë hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore.
-
Vjen era qelbsire qe nje dite para
Përgjigju









Komente
Komento