​Kokainë brenda buzëkuqit,
pranga shqiptares në Milano

Një grua shqiptare në Milano do të ndiqet penalisht për shitje kokaine, të cilën e fshihte në buzëkuq dhe në vezët prej çokollate.  
 
Gruaja 39-vjeçare, e martuar dhe me tre fëmijë, është arrestuar pasi është kapur me tetë gramë kokainë.
 
Ajo nuk ka pasur precedentë penalë, por u ndoq nga karabinierët, pasi u pa të bënte lëvizje të dyshimta me makinë, në zonën e Cassano d’Adda, komunë e Milanos. Karabinierëve u bëri përshtypje që gruaja e ndaloi menjëherë makinën për të folur nga dritarja me një të panjohur. Pas ndërhyrjes, i kapën dy gramë kokaine në buzëkuq dhe 270 euro. Më pas ushtruan kontroll në shtëpinë e saj, ku gjetën gjashtë gramët e tjerë të kokainës, si dhe mjetet për konfeksionimin e saj. Veç tyre, edhe 2300 euro dhe një peshore të vogël.
d.i./Shqiptarja.com 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

‘U lodha duke qëndruar në shtëpi!’, 21-vjeçari thyen arrestin dhe kapet duke shëtitur në rrugë! Befason karabinierët me përgjigjen

‘U lodha duke qëndruar në shtëpi!’, 21-vjeçari thyen arrestin dhe kapet duke shëtitur në rrugë! Befason karabinierët me përgjigjen