Duhet të ishte një spot publicitar për kompaninë e veshjeve sportive Adidas, por në fakt kompania e hodhi poshtë. Megjithatë studenti 26-vjecar Eugen Merher që ideoi reklamën e publikon në web spotin ku fiton vlerësimin maksimal.
Spoti bën fjalë për një kampion të maratonave të vrapit por tashmë në një pension me njerëz të tjerë të moshës së tretë. Ish atleti gjen një palë këpucë të vjetra sportive dhe vendosë të rijetojë rininë, adrenalinën e sportit, por punonjësit e pensionit e ndalojnë. Por ëndrra vazhdon dhe kush më mirë se miqtë e vërtetë mund ti vijnë në ndihmë kampionit.
Ata e ndihmojnë të rijetojë momentet magjike me një palë këpucë sport Adidas dhe këtu atleti fiton ‘lirinë’. Spoti u pëlqye tepër nga publiku në internet sa video prej ditësh konsiderohet hit në internet.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO