Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka festuar një moment të veçantë familjar, martesën e vëllait të saj, duke sjellë në festë atmosferën e ngrohtë të traditave shqiptare.

Artistja është shfaqur duke kërcyer valle shqiptare së bashku me familjarët, nën ritmet e muzikës popullore dhe tingujt e tupana-ve.

Në pamjet e publikuara, Bebe shihet e përfshirë në atmosferën festive me muzikë dhe ritme karakteristike shqiptare që kanë shoqëruar këtë gëzim familjar.

Pavarësisht famës ndërkombëtare dhe karrierës së saj në skenat botërore, Bebe Rexha ka treguar edhe një herë lidhjen me rrënjët e saj shqiptare, duke ndarë momente të veçanta me familjen në një nga momentet më të rëndësishme të saj.