Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
Maringlen Debrova, 26 vjeç, banues në fshatin Shinavlash
Blendi Debrova, 30 vjeç, banues në fshatin Shinavlash
Ferit Debrova, 48 banues në fshatin Shinavlash
Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë një konflikti për motive pronësie shtetasi Ferit Debrova është konfliktuar me dy vëllezërit Maringlen dhe Blendi Debrova.
Gjatë konfliktit shtetasi Ferit Debrova dyshohet të ketë kanosur me sëpatë shtetasin Maringlen Debrova.
Si pasojë e konfliktit janë plagosur shtetasit Maringlen Debrova dhe Ferit Debrova të cilët pasi kanë marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Kirurgjik Elbasan ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje kryer në bashkëpunim" dhe "Kanosja" parashikuar nga nenet 89, 25 dhe 84 të Kodit Penal.
d.i./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com