​Korrupsioni, Ngjela: Duhet
katarsis që të pranohemi në BE

​Korrupsioni, Ngjela: Duhet<br />katarsis që të pranohemi në BE
Ish-ministri i Drejtësisë, Spartak Ngjela, shprehet se anëtarësimi i Shqipërisë në BE varet edhe nga efikasiteti i luftës kundër korrupsionit. Në një status në Facebook, Ngjela shkruan se Shqipërisë i duhet një katarsis ndaj të korruptuarve, në mënyrë që të pranohet në Bashkimin Europian. 

"Kjo është një kohë e rreptë politike: shqiptarëve iu duhet katarsis që të pranohen në Bashkimin Europian. BE po i pranon politikisht për politikë të lartë, kurse vjedhësit injorantë të shqiptarëve nuk e kuptojnë dot se kjo është politikë korrente që synon për të arritur një synim botëror, prandaj nuk i pyet as gjyqtarët dhe as pushtetarët e korruptuar dhe injorantë të Shqipërisë. Ata do ndëshkohen!", shkruan Ngjela. 

Sipas tij, sot të gjithë ata që kanë vjedhur po i kërkojnë ndihmë anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. "Të gjithë vjedhësit dridhen dhe kërkojnë: dridhen nga skllavëria psikike e sigurimit të gjësë së vjedhur, dhe kërkojnë ndihmën e nëntë gjyqtarëve të lartë", thotë Ngjela.

Postimi i plotë i Ngjelës: 
Një ndjenjë frike dhe një gjykim i vazhdueshëm absurd po i sundon subjektet e korrupsionit shtetëror shqiptar.
l.
Nëse ka mjeranë, vërtetësisht mjeranë sot në Shqipëri, këta janë subjektet e korrupsionit shtetëror. Të akuzuar, të kapur, me para të gjetura nëpër banka nga hetimi amerikan dhe ndërkombëtar, të trembur, të paedukuar që nuk njohin qytetërimin, në panik kundrejt gjithçkaje morale; të bashkuar të gjithë kundër historisë europiane të Shqipërisë dhe shqiptarëve, vetëm e vetëm për të mbrojtur gjënë e vjedhur.
Nuk ka më zemërgur se hajdutët, sidomos kur këta janë pushtetarë.
 
Të gjitha krimet në Shqipëri janë bërë për të ruajtur gjënë e vjedhur. Duhet të jemi të qartë: Enver Hoxha të gjitha krimet i bëri për të ruajtur statuskuonë e luksit të tij; edhe ata që i shërbenin në krime, për pak luks momental vranë këdo që u kërkohej: deri dhe shokët e tyre.
 
Por kështu ka qenë në 100 vjet. Edhe mbretëria e tillë ka qenë në Shqipëri: rrjep popullin dhe ndihmo oreksin e fqinjëve
Kështu edhe sot: shihni sesi janë grupuar të gjithë vjedhësit: politikanë të lartë, deputetë dhe gjyqtarë. Veçse tani, gjëja më qesharake është shpresa te Gjykata Kushtetuese.
 
Të gjithë vjedhësit dridhen dhe kërkojnë: dridhen nga skllavëria psikike e sigurimit të gjësë së vjedhur, dhe kërkojnë ndihmën e nëntë gjyqtarëve të lartë.
 
Po këta? Këta nuk lëvizin dot, sepse nuk po kërcënohen me rrezikun nga ndonjë lëvizje popullore, por me mospranimin absolut të tyre dhe të familjeve të tyre në Bashkimin Europian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
 
E pse duhet t'i pranojë Amerika dhe BE mbrojtësit e korrupsionit në Shqipëri? Aspak.
 
Kjo është një kohë e rreptë politike: shqiptarëve iu duhet katarsis që të pranohen në Bashkimin Europian. BE po i pranon politikisht për politikë të lartë, kurse vjedhësit injorantë të shqiptarëve nuk e kuptojnë dot se kjo është politikë korrente që synon për të arritur një synim botëror, prandaj nuk i pyet as gjyqtarët dhe as pushtetarët e korruptuar dhe injorantë të Shqipërisë. Ata do ndëshkohen!
 
ll.
Të gjithë bashkë, nuk kanë asnjë shpresë. Me naivitet po presin një politikë tjetër në Ballkan nga Presidenti i ri amerikan, a thua se ai do dalë kundër interesit amerikan në Ballkan për të mbrojtur abuzuesit e shqiptarëve, dhe të hedhë në erë miliardat që ka shpenzuar Amerika për çështjen shqiptare në Ballkan. Vërtet mendoni se i kanë shpenzuar kot së koti gjithë këto para?
Sigurisht, të korruptuarit tanë janë nivel i ulët në intelekt, se po të ishte ndryshe, qëkurse nisën që të vidhnin ditën nëpër diell, duhej ta kishin menduar këtë ditë rreziku maksimal.
 
lll.
E mo, çfarë ju ka ndodhur? Asgjë e veçantë: nga varfëria vini e në varfëri do shkoni. E shihni se si u katandis si lypsare familja Zogu, se nuk kishte asgjë të vetën. Edhe ju, bëhuni të fortë, pranojeni ndëshkimin dhe shpronësimin me dinjitet, jo për veten tuaj tani, por për familjet tuaja në një rrjedhë historike: se ai do të kryhet domosdoshmërisht.
Është e ashpër historia. Me dy gishtat fals e shpëtuan ndëshkimin për krimet e ekstremizmit komunist shumë nga të korruptuarit aktualë, por tani, këta vetë, nga ky abuzim i madh, nuk i shpëton dot as Athina e as Beogradi. Athina është në faliment, kurse Beogradi sheh nga Perëndimi. Prandaj, Zogu aktual, nuk shkon dot më në Beograd. Një koncept i vetëm i ndihmon: Surrender!
Nuk është fjalë... është koncept: Dorëzojuni!

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai