​Kosovë, kreu i Vetvendosjes
“Unë do të jem kryeministër”

​Kosovë, kreu i Vetvendosjes<br />“Unë do të jem kryeministër”
KOSOVË- Nga zgjedhjet e 11 qershorit, partia më e madhe, individuale, doli Lëvizja Vetëvendosje.

Televizioni kombëtar i Zvicrës, SRF, ka zhvilluar një intervistë me themeluesin dhe kandidatin për kryeministër të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Pyetjes se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Kurti i është përgjigjur, “Mendoj se do të jem unë. Pas këtyre zgjedhjeve, ne jemi partia më e madhe në Kosovë”.

Gjatë kësaj interviste Kurti ka thënë se do kur të merrte qeverinë do të zbatonte 40 prioritetet për Kosovën, që sipas tij janë më kryesoret.

“Kjo përfshin një fond të pavarur për të financuar rindërtimin e vendit dhe përkrahjen e ekonomisë tonë. Ne gjithashtu kemi nevojë për një bankë zhvillimore me norma interesi më të ulëta. Krimi i organizuar dhe korrupsioni i shfrenuar duhet të ndalohen. Nevojiten gjyqtarë dhe prokurorë më të mirë dhe këtu kemi nevojë për mbështetjen e BE-së”, është shprehur kurti gjatë intervistës.
Kreu i  VV e pranon se partia e tij është më e majtë në krahasim me pjesën tjetër të skenës politike, sepse duan të eliminojnë pabarazinë sociale.

“Kosova është një vend pa sigurim shëndetësor. Nëse dikush pëson një aksident në autostradë, sot, ka sigurim për automjetin, por jo për njerëzit”, shtoi ai.

“Ne besojmë, megjithatë, se kombi në politikë është një koncept i rëndësishëm dhe një ide e rëndësishme. Ne nuk mund ta lëmë këtë në duar të së djathtës. Nuk do ta kthejmë kombin kundër shoqërisë”, shprehet Kurti duke shtuar se nuk e quan veten nacionalist ballkanik.

I pyetur për dialogun me Serbinë, ai thotë se më të interesuar janë të fillojnë bisedimet me serbët e Kosovës.

“Ne duam të bashkëpunojmë me serbët në një dialog për zhvillim”, thotë ai, duke shtuar se Serbia po luan një lojë të dyfishtë me BE-në dhe Rusinë.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo u zgjodh kryetar i bashkisë së Himarës, Meta: Nuk kam asnjë mesazh për të! Grabitja e pronave në jug nuk do të funksionojë

Vangjel Tavo u zgjodh kryetar i bashkisë së Himarës, Meta: Nuk kam asnjë mesazh për të! Grabitja e pronave në jug nuk do të funksionojë