​Kosovë, qeveria miraton
projektligjin për buxhetin

​Kosovë, qeveria miraton<br />projektligjin për buxhetin<br>
Qeveria e Kosovës ka miratuar në një mbledhje të mbajtur ditën e sotme një Projektligj për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se është bërë një punë e vlefshme në hartimin e buxhetit, duke vlerësuar se buxheti ishte i sigurt dhe i bazuar në të dhëna reale, duke mundësuar kështu një zhvillim ekonomik në vend.

Gjithashtu ministri i Financave Bedri Hamza ka deklaruar se për vitin 2018 parashikohet rritje ekonomike 4.6 përqind, duke shtuar se draft buxheti është në harmoni me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

“Buxheti për vitin 2018 do të jetë 2 miliardë e 82 milionë euro. Ky buxhet parashikon rritjen e pagave për sektorin publik nga janari i vitit 2018”, është shprehur ministri Hamza.

Projektligji për buxhetin pritet të miratohet ditën e sotme në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore