​Kosova si Shqipëria, Kadri
Veseli kërkon ligjin e vetingut

​Kosova si Shqipëria, Kadri<br />Veseli kërkon ligjin e vetingut
Në daljen e sotme për media, Kadri Veseli theksoi se Kosova duhet të ketë një ligj që njihet si Veting dhe që verifikon të gjitha figurat që përfshihen në poste publike.
 
"Çështjet që kanë të bëjnë me hipoteza të ngritura do t'i orientojmë brenda institucioneve në mënyrë shumë të hapur. Kemi nevojë për reforma në sistemin e drejtësisë. Kam biseduar edhe me mandatarin për çështjen e Vetingut i cili do të përfshijë jo vetëm sistemin e drejtësisë dhe sigurisë por edhe atë politik. Propozimi ynë do të jetë shumë i qartë për të gjithë ne në politikë por edhe për të gjithë familjarët tanë që të dihet saktësisht se cila është e vërteta",
u shpreh Veseli.
 
Kreu i PDK-së po ashtu tha që ky shtet është i pavarur dhe ka organe që mund t’iu shkojë çështjeve deri në fund, që të dihet e vërteta për zyrtarët e shtetit dhe të familjarëve të tyre.
 
Me mandatimin e qeverisë së re, do të emerohen edhe ministrat e rinj, për të cilët Veseli siguroi që do të jenë persona që nuk kanë asnjë pengesë ligjore apo etike.
 
Sakaq, Veseli u shpreh se nuk do të ndikohet dhe nuk do të lejojë kushtëzime nga Lista Srpska.
 
Redaksia Online
A.Dr/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre