​Kosovë, Qeveria e re mandatohet
pas mesnatës së sotme

​Kosovë, Qeveria e re mandatohet<br />pas mesnatës së sotme
Rregullorja e Punës së Kuvendit të Kosovës parashikon që çdo deputet opozitar ka dhjetë minuta kohë për të dhënë mendimin lidhur me Qeverinë e re.

Deputetët e opozitës kanë paralajmëruar së do të flasin në sallën e Parlamentit për Qeverinë e re.

Sipas përllogaritjeve pritet që votimi i Qeverisë të ndodhë pas mesnate nëse seanca nuk shtyhet për të dielën.

Pjesë e debatit për Qeverinë e re pritet të bëhen pjesë edhe deputetët e Listës Sprska, të cilët ndodhen në Beograd por që mund të vijnë në kohë në Prishtinë për të marrë fjalën si deputetë dhe për të votuar Ramush Haradinajn si Kryeministër të Kosovës.

Ndërkohë, anëtarët e Vetëvendosjes dhe të LDK-së kanë paralajmëruar se deputetët e tyre do të flasin në seancën plenarë për votimin e Qeverisë.

Nëse të gjithë deputetët e opozitës marrin kohën maksimale në foltore seanca mund të zgjasë rreth 10-të orë. Por, seanca mund të vendosë që fjalimet e deputetëve mund të shkurtohen në kohë, sipas zyrtarëve të Kuvendit të Kosovës.

Në seancën e orës 16:00 fillimisht do të bëhet konstituimi i Parlamentit, i cili është i bllokuar për më shumë se dy muaj, për shkak se PDK, AAK dhe NISMA nuk arrinin të bënin numrat e nevojshëm. Më pas do vijojë seanca për votimin e Qeverisë.

Ramush Haradinaj pritet të votohet Kryeministër në një Qeveri me 62 deputetë. Sipas informacioneve të publikuara deri tani është sqaruar se PDK do të ketë 6 ministri, AAK katër të tilla,  Nisma tre ministri ndërsa Lista Sprska do të udhëheqë 4 ministri.

Ashtu si vitet e kaluara kabineti Qeveritar i Kosovës vazhdon të jetë me i madhi në rajon me 5 Zëvendëskryeministra dhe me 19 Ministri . Sakaq, nuk është bërë e qartë sa zevëndësministra do jenë  sepse nuk ka ende një ligj për Qeverinë.

Qeveria paraardhëse e udhëhequr nga LDK në koalicion me PDK-në, u rrëzua edhe me votat e PDK-së me arsyetimin se kjo qeveri kishte dështuar të merrte vendimet e duhura për mbarëvajtjen e Shtetit të Kosovës, përfshirë edhe demarkacionin me Malin e Zi.

Redaksia Online
A.Dr/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre