Kreu i FRPD: Blerja e votave të
demokratëve, kambanë alarmi
Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka përkujtuar 19-vjetorin e ndarjes nga jeta të Azem Hajdarit. Në faqen e tij zyrtare në Facebook, Këlliçi shkruan se sot duhet të jemi kokulur para Azemit, jo vetëm nga nderimi për veprën e tij, por edhe nga turpi.
Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka përkujtuar 19-vjetorin e ndarjes nga jeta të Azem Hajdarit. Në faqen e tij zyrtare në Facebook, Këlliçi shkruan se sot duhet të jemi kokulur para Azemit, jo vetëm nga nderimi për veprën e tij, por edhe nga turpi.
Më tej, ai shton se para 19 vitesh trashëgimtarët e diktaturës komuniste duhet ta vrisnin deputetin e PD se nuk tradhtonte idealet, ndërsa sot e bëjnë më lehtë, e blejnë me para, e kapin me presion.
Duke komentuar zgjedhjen e Gramoz Ruçit kryetar Kuvendi edhe me votat e demokratëve, kreu i FRPD thekson se blerja e votave të demokratëve është një këmbanë alarmi për çdo demokrat dhe njeri të lirë të këtij vendi.
“Sot duhet te jemi kokeulur para Azemit, jo vetem nga nderimi per vepren e tij, por edhe nga turpi. Para 19 vitesh trashegimtareve te diktatures komuniste u duhej ta vrisnin deputetin e PD se ai nuk tradhetonte idealet, ndersa sot e bejne me lehte, e blejne me para, e kapin me presion. Blerja e votave te demokrateve ne favor te Gramoz Rucit eshte nje kembane alarmi per cdo demokrat, per cdo njeri te lire te ketij vendi. Si kryetar i FRPD ndjej detyrimin te theksoj se te rinjte demokrate gjenden para nje sfide edhe me te veshtire. Sot duhet te zgjedhim te jemi rober te krimit ose te perballemi me kedo qe perdhos lirine dhe dinjitetin tone. Per ta luftuar kete te keqe, kapjen e demokracise duhet te mesojme pa me te voglin hezitim nga brezi i Azemit. FRPD ka detyrimin te perballet per nje demokraci te vertete, qe nis nga PD e shtrihet kudo ne shoqerine tone. Nderim perjete Azem Hajdarit”, shkruan Këlliçi në mesazhin e tij.
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32%
-
Jo
62%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 1615
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTOT/ Nga politikanët, diplomatët, artistët te mjekët e policët, kush mori pjesë në darkën e iftarit të shtruar nga Rama! Nuk mungon Gramoz Ruçi
9 Prill, 08:42
-
Masakra e 2 prillit/ ‘Repolitix’ sjell dokumente ekskluzive: Gramoz Ruçi i raportonte Ramiz Alisë për 4 protestuesit e vrarë në 1991
2 Prill, 21:20
-
Rikthimi i gardës të vjetër në PS sinjal për përballje titanike në zgjedhjet e 2025!
11 Shkurt, 12:21
-
SHIKONI FOTOT/ Asambleja e PS-së, bën bashkë të vjetër e të rinj Rama me atlete! Nuk mungojnë Ruçi, Dokle as Bushati e Lame
11 Shkurt, 11:24
-
“Një ditë terror, një vit qetësi” postulati nazist që komunistët përdorën për të shuar kryengritjen e Postribës! Ende s’ka drejtësi
1 Tetor 2023, 15:27
-
‘Edhe pse ishim ‘sterrë’ nga biografia prej vëllait tim, që ishte pushkatuar si ‘armik’, Gramoz Ruçi, na erdhi në shtëpi dhe…’ Dëshmia e fshatarit nga Tepelena
16 Korrik 2023, 18:39
-
32 vjet Parti Socialiste/ Rama: Karikojmë bateritë për 2025! Mbyllni shtigjet e vjetra ku hyjnë dorëgjatët
12 Qershor 2023, 08:13
-
Del Procesverbali/ Nazif Bezhani: Dosja e Rustem Gjatës si spiun i UDB është shumë e madhe! Gramoz Ruçi: Pse Berisha e zgjodhi në Kushtetuese?
2 Maj 2023, 16:32
-
Sot një vit Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e mazhorancës për ta shkarkuar si President, Meta: Kuvendi falsifikoi dokumentet, SPAK ende asnjë hetim
16 Shkurt 2023, 18:53
-
Ku je Gramoz Ruçi? Kur bilbilat këndonin jashtë Parlamentit!
16 Shkurt 2023, 17:53
-
Ylli Pata: ‘Plumb ballit’, efektet 30 vjeçare të dhunës si mjet politik në Shqipëri
20 Shtator 2022, 18:32
-
Veliaj takon Ruçin: Nuk ka si të dielat me shokun Gramoz
11 Shtator 2022, 14:52