Australianët krenohen me faktin se shumë njerëz nëpër botë janë të fiksuar pas mbretërisë së kafshëve të veçanta e të rrezikshme në vendin e tyre, përfshirë edhe gjarpërinjtë me helmin më vdekjeprurës në botë, merimangat e vogla toksike, etj.

Por këtë të hënë, edhe australianët ,më të lodhur e gjetën veten duke vrapuar dhe duke u betuar për se panë disa krijesa misterioze që po kafshonin këmbët e një adoleshenti nga Melburn.

Fotot e këmbëve të tij u përhapën në rrjet menjëherë.

Sam Kanizay 16 vjeç, tha se ai ishte futur në ujë për të qetësuar këmbët e tij pas një ndeshje futbolli, por pasi kishte dalë nga uji pas gjysmë ore kishte parë këmbët të mbuluara nga gjaku.
 
Ndërsa doktorët u habitën nga ashpërsia e lëndimeve.

Teoria kryesore duket të jetë se Sami, pa dashje është bërë drekë për morrat e uritur, të njohur edhe si ispoda detare. Morrat e detit kanë zakonisht parazitë të peshkut.
australi krijes cuditshme
  Krijesat që medohet se kafshuan djaloshin 16 vjeçarë
australi krijes cuditshme
 Sam nën kujdesin e mjekëve pas kafshimeve nga krijesat

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com