Situata e krijuar mesditën e sotme në brigjet e Ksamilit, pas shpërthimit të kanalizimeve të ujrave të zeza i është rikthyer normalitetit.
Ka qenë ndërhyrja e Forcave të Armatosura dhe punonjësve të Bashkisë së Sarandës, të cilët përveçse kanë bërë të mundur bllokimin e tubit të ujërave të zeza, kanë monitoruar e dezinfektuar të gjithë sipërfaqen e plazhit që ishte ndotur.
Mësohet se momentalisht është duke u punuar nga efektivët e Komandës Mbështetëse për pastrimin e plazheve dhe zonave të ndotura në bregdet.
Bëhet e ditur se gjithçka është nën kontroll dhe pushuesit mund të vijojnë të qetë pushimet e tyre.

Forcat e ushtrisë ndërhyjne për rregullimin e problemit në një nga kanalizimet e ujrave të zeza në Ksamil

Foto nga punimet për riparimin e tubacionit të ujrave të zeza në Ksamil
[gallery]23250[/gallery]
[gallery]23246[/gallery]
/Shqiptarja.com

FOTO