Shpërthimi i tubacioneve të ujërave të zeza në plazhet e Ksamili gjatë pasdites së sotme, alarmoi pushuesit, të cilët e braktisën me shpejtësi bregun e detit.

Duke vlerësuar situatën e cila është vërtetë alarmante dhe me pasoja të rënda  për turizmin e qytezës së Ksamilit, ka nisur menjëherë një operacion anti- ndotje, ku janë angazhuar edhe Forcat e Armatosura.

33 pjesëtarë të forcave të armatosura janë nisur nga Gjirokastra dhe nga Pashalimani për të asistuar në operacionin e pastrimit të ujërave të zeza.

Gjithashtu drejt brigjeve të Ksamilit janë nisur tre anije, një nga Saranda dhe një nga Porto Palermo.

Pjesë e operacionit për pastrimin e brigjeve të Ksamilit është bërë edhe anija anti- ndotje “Karaburuni”, pjesë e flotës së Pashalimanit.

Vetëm një vit më parë Bashkia e Sarandës rikonstruktoi sistemin e kanalizimeve, një investim që ka kushtuar miliona lekë.

Por cilësia e dobët e punimeve ka bërë që disa muaj më pas, Ksamili të përmbytet nga ujërat e zeza, duke i dhënë kështu një goditje të rëndë turizmit në pikun e tij

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com