Skuadra e Milanit pas afrimeve të bëra gjatë merkatos verore, tashmë ka filluar largimin e lojtarëve të “tepërt” dhe kurbani i parë është Juraj Kucka.

Sllovaku 30-vjeçar është shitur për 6 mln euro tek Trabzonspor, në kampiopnatin turk.

Mesfushori sllovak luan prej 2015 tek milani dhe ka zhvilluar gjithsej 59 ndeshje ku ka arritur të shënojë vetëm 4 gola.

Me kalimin në kampionatin turk dhe moshën 30 vjeçare duket se kucka I jep lamtumirën të luajturit në Seria A.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com