​Kush e fitoi debatin? Amerikanët
flasin për Report Tv

​Kush e fitoi debatin? Amerikanët<br />flasin për Report Tv
Siç edhe pritej debati i parë presidencial është ndjekur më shumë vëmendje nga shumica e amerikanëve.

Njerëzit kanë mbushur lokalet siç ndodh zakonisht kur shihen ndeshjet e futbollit duke shoqëruar shpesh me të qeshura apo emocione të ndryshme.

Gazetarja Erjona Rusi ndodhej në Qendrën e Shtypit në Denver të Kolorados ku dhjetëra gazetarë nga gjithë bota bashkë me qytetarë të thjeshtë kanë ndjekur me kërshëri debatin mes Hilari Klinton dhe Donald Trump.
 
Shumë prej qytetarëve thonë se ish-sekretarja amerikane e shtetit e fitoi këtë sfidë të parë pasi u tregua shumë më e matur dhe e përgatitur.

Edhe Kristen Wyatt, reportere e Asociated Press mendon se Klinton ishte fituesja e këtij debati por se debatet nuk arrijnë të ndryshojnë shumë opinionin e njerëzve.
 
“Hillary e fitoi debatin ishte një sfidë e vështirë. Ajo bëri një punë të mirë duke qeshur duke u treguar e shëndetshme.

Trump nuk bëri më të mirën por nuk ishte aq i tmerrshëm sesa në debatet me repubkikanët. E vështirë të them kujt i besoj”, 
tha ajo.

Kolegu i saj Eric Brody, thotë se mbi të gjitha mbeti i befasuar nga fakti që Donald Trump arriti të ruajë gjakftohtësinë duke patur parasysh karakterin e tij jo fort të përmbajtur.
 
“Mendoj se Trump ia doli mirë në fakt. Ishte surprizë ndryshe nga sa pritej. Është e vështir ët të them kush fitoi. Mendoj se e fitoi Trump sic e thashe ishte surprizë sjella e tij, përtej prishmërive”, u shpreh ai.

Edhe James Foy, shitës i programeve software mendon se në fakt Donald Trump nuk e humbi këtë debat sepse ia doli të mos shfaqet siç edhe përshkruhet në media.
 
Por Si El Harmer, konsulente e marrëdhënieve me publikun thotë se nuk ka rëndësi kush e fitoi debatin, por çfarë mendojnë tani ata që janë të pavendosur.
 
“Është e vështirë të them se cili arriti ta çonte mesazhin më mirë, të dy kandidatët ia dolën mirë. Trump nuk ishte aq bombastik sa pritej. Ishte debati i vështirë, por mendoj se fitoi Clinton”, thotë një amerikane e cila ndoqi debatin nga fillimi.

“Mendoj se Clinton ishte më e qëndrueshme se Trump. Mendoj se Donald Trump foli me pasion ndërsa Clinton është më inteligjente, ishte më e përgatitur në shumë cështje. Trump ishte më emotiv”, shprehet njëri prej tyre.


amerikanet per report tv
 Kristen Wyatt duke folur për gazetaren e Report TV Erjona Rusi

amerikanet
  Eric Brody duke folur për gazetaren e Report TV Erjona Rusi

amerikanet
Amerikanët duke ndjekur debatin Clinton - Trump

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid