​Kushtet e PD, Rama: Qiqra në
hell, Shqipëria do Vetting-un

​Kushtet e PD, Rama: Qiqra në<br />hell, Shqipëria do Vetting-un
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur në Facebook kushteve të PD-së të cilët kanë nisur një protestë prej 6 ditësh te çadra në Bulevard.
 
Kreu i qeverisë i quan qiqra në hell kërkesat e demokratëve për qeveri teknike, rishikim të 7 ligjeve dhe në fund të japin votat për Vettingun.
 
Rama i kujton opozitës se ajo që kërkon Shqipëria është zbatimi i ligjit të Vettingut.
 
"Qeveri Teknike pastaj rishikim të 7 ligjeve pastaj Vettingun?! Kësaj i thonë duam qiqra në hell pastaj flasim për ç'do Shqipëria: VETTINGUN", shkruan Rama në Facebook. 

rama ne fb
(Reagimi i Ramës për kushtet e PD)

Demokratët duket se u tërhoqën sot nga kushti për qeveri teknike, duke parashtruar një tjetër kërkesë, atë të ndryshimit të paketës së 7 ligjeve të reformës në drejtësi për të dhënë votat për ngritjen e komisioneve të Vettingut. 

Vetë kryetari demokrat Basha u shpreh nga çadra e protestuesve të opozitës PD do të votojë Vettingun nëse ndryshohen 7 ligjet e Reformës në Drejtësi sipas parashikimeve kushtetuese dhe propozimit të ndërkombëtarëve.

"Ti hapim rrugë qeverisë që do të garantojë zgjedhjet, ndryshojmë 7 ligjet e miratojmë vetingun”- deklaroi Basha nga cadra e protestes, pak minuta pas takimit me raportuesin per Shqiperine ne PE, Knut Flenckestein.

“PD do ta votoje dhe çojë përpara reformën në drejtësi, por vetëm sipas votës historike të 22 korrikut. T’i hapim rruge qeverise teknike, të ndryshojme së bashku shtatë ligjet që i bënë përshesh dhe ne do na kenë aty”, tha Basha. 

Votimi elektronik
Një tjetër kusht i demokratëve është edhe ai që lidhet me votimin elektronik. Nga foltorja e Kuvendit, kreu i qeverisë Rama, duke përjashtuar votimin elektronik, i mëshoi fazës tjetër që vijon pas votimit, numërimi elektronik.

Duke kujtuar projektin pilot në vitin 2013, Rama tha se dhe mund të zbatohet, por pa përjashtuar dhe faktin se mund të dështojë. Ai solli një sërë shembujsh me vende nga bota, ndërsa theksoi se kërkesa e PD për votim elektronik është përqeshur dhe nga vetë Parlamenti Europian.

"Numërimin elektronik e kemi kërkuar ne dhe e kemi imponuar ne që të bëhej pilot në zgjedhjet e 2013 dhe e pranuam sepse dëgjuam ekspertët por nuk bëhej dot në gjithë Shqipërinë, donim shumë ne, por nuk u bë, projekti pilot dështoi. U harxhuan gjithë ato para dhe dështoi. Po është i mundur të bëhet? Po është i mundur, por numërimin elektronik e kompenson 100% hapja e kutive sido që të vijë puna. Por nëse bëhet shumë mirë, por po ju them se dështoi dhe nuk e kanë shumë vende. U bë numërimi elektronik në Londër dhe u bllokua dhe e nisën me dorë. Por nuk ka rëndësi”, tha Rama. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)