​Lajmi i keq për Etrit Berishën
2 muaj larg fushave të blerta

​Lajmi i keq për Etrit Berishën<br />2 muaj larg fushave të blerta
Lajme të këqija për gardianin kuqezi të Atalantës në Seria A, Etrit Berisha. Berisha dhe ekipi i tij po kalonin një superformë në kampionat duke u renditur të tretët pas Juventus, Romës dhe Milanit.
 
Duket se dëmtimi i Berishës është më i rëndë seç ishte parashikuar. Ai do të operohet në menisk të gjurit të djathtë dhe do të mungojë për dy muajt e ardhshëm, lajmin e ka konfirmuar klubi italian.
 
Ndërhyrjen kirurgjikale, portieri do ta kryejë në ditët në vijim dhe rikthim i tij në fushën e blertë do të ndodhë vetëm në fund të janarit 2017-të.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve