​Lavrov: Uashingtoni mbron një
grup xhihadist në Siri

​Lavrov: Uashingtoni mbron një<br />grup xhihadist në Siri
Kur bie fjala për luftën në Siri, Rusia gjithmonë ka një akuzë për një shtet. Pas Turqisë, shefi rus i diplomacisë, Sergei Lavrov akuzoi  Uashingtonin se po mbronte organizatën xhihadiste Fronti Fateh al-Cham (ish-Fronti Al Nosra, degëzimi sirian i Al Kaedas) duke e konsideruar si një plan B në rast të rënies së regjimit sirian.

“Ne kemi gjithnjë e më shumë arsye të besojmë se që prej fillimit plani ishte të mbrohej Fronti Al Nosra dhe të ruhej si plan B në momentin kur të vinte koha për të ndryshuar regjimin”, deklaroi Lavrov në një intervistë të publikuar në televizionin britanik “BBC World News”.
 
“Ata kanë premtuar se është prioritet të bëjnë një ndarje mes opozitës së moderuar dhe Frontit Al Nosra (…) ata ende nuk janë të aftë ose nuk kanë dëshirë ta bëjnë këtë”, vazhdoi ai.

“Kjo ndarje mes opozitës së moderuar dhe Frontit Fateh al-Cham është e vetmja gjë e nevojshme që marrëveshja ruso-amerikane e armëpushimit të aplikohet”, tha Lavrov.

Ai i bëri komentet në përvjetorin e parë të nisjes së fushatës ajrore ruse në Siri ku mbrojti bombardimet e Rusisë në qytetin e rrethuar të Alepos. 

Kombet e Bashkuara kanë thënë se 400 civilë, përfshirë shumë fëmijë, janë vrarë nga sulmet e kësaj jave në këtë qytet.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid