​“Fytyra e vërtetë e kancerit”
Babai e dëshmon me foto

​“Fytyra e vërtetë e kancerit”<br />Babai e dëshmon me foto
Doktorët i kanë dhënë vetëm 2 javë jetë. Babai i saj është tërësisht i shkatërruar dhe tregon historine per britaniken Daily Mail . Vajza e tij, e vogla e tij, 4-vjeçare Jessica lufton me kancerin kurse babai i saj ka vendosur që këtë beteje ta zbulojë për të gjithë.

Duke publikuar një prej fotove të Jessica që vuan nga Neuroblastoma, Andy shkruan: 'Ky është momenti më i vështirë që unë kam fotografuar ndonjëherë”.

Fytyra e saj që shtrëngohet teksa trupi përpiqet të përballojë dhimbjet ndërsa lotët zbresin deri poshtë qafës, është fotografia që babai sa herë e sheh shpërthen në lot.

'Para pak javësh më thanë që ka vetëm pak javë jetë. Ky ishte momenti kur Jessica nuk po duronte dot dhimbjet dhe na shtynte për të duruar dhimbjet e vetme. Po si mund ta lija unë atë vetëm”, tregon Andy mbi imazhet.

Jessica ka nisur betejën e saj me neuroblastoma prej 13 muajsh. Andy dhe partnerja e tij Nicki Prendergast vendosën që të ndërprisnin mjekimin, me qëllim që vajza të shijonte kohën e mbetur pa ilaçe në trup.

'Kjo është fytyra e vërtetë e kancerit”, thotë i ati teksa thotë se ato fotografi ka për t'i ruajtur gjatë gjithë jetës.

'E di që me këtë fotografi mund të mërzis shumë baballarë apo nëna apo dhe ata që nuk janë prindër. Por kjo është e vërteta që ne përballemi cdo ditë, kjo është e vërteta e një familje që vuan bashkë me fëmijën e saj nga dhimbja që i dobëson dita-ditës".

Jessica u diagnostikua me kancer në shtator të vitit 2015,  pas një vizite rutinë pasi vajza ankohej për dhimbje kockash.
Sëmundja euroblastoma ishte në stadin e katërt.

'Ishte shkatërrim për të gjithë ne. Jessica kishte veshur pallton dhe na kërkonte të ktheheshim në shtëpi. Ndërkohë që ne duhet të qëndronim në spital për teste të tjera”.
 
“Nuk ka dhimbje më të madhe kur vajza vuan dhe ti nuk ia qetëson dot dhimbjet. Kur ajo të lutet ta shërosh...”përfundon rrëfimin Andy.

Familja ka hapur një fond për të mbledhur para, por dhe për suport moral.

femija me kancer

[gallery]19459[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin