VLORE-Këto janë pamjet kur vëllai i drejtorit të OSHEE të Vlorës ka marrë vesh lajmin se Rolandi nuk jeton më.

Ai rend dhe përplaset me efektivët e policisë duke u bërtitur, “Kush ishte?”, “Kush e vrau?”. Me duart në kokë, vëllai dhe kunati bërtasin në skenën e krimit. 

Roland Saliu u vra sot pasdite teksa konsumonte një kafe tek bari i Hotel Vlora, tek zona e Sheshit të Flamurit.

Saliu mbeti viktimë e një atentati me shënjestër pronarin e Hotel Vlora, njëherazi dhe pronar i një televizioni lokal “Vlora Channel”.

(d.b/Shqiptarja.com)