​“Mos hyr në fshat se më keni vrarë
dhëndrin” tenton të vrasë, arrestohet

​“Mos hyr në fshat se më keni vrarë<br />dhëndrin” tenton të vrasë, arrestohet
DIBER-Nuk ka dashur që vëllai i vrasësit të dhëndrit të hyjë në një fshatin e tij, ndaj ka tentuar ta vrasë me armë. 

Ngjarja është shënuar në Dibër në fshatin Kllobçisht ku Arjan Skënderi pasi ka mësuar se shtetasi A.B, vëllai i vrasësit të dhëndrrit të tij, (krim i ndodhur në vitin 2007), ka hyrë në datën 4 janar të këtij viti në fshat, i ka zënë pritë në varreza duke e qëlluar me armë automjetin ku ndodhej ‘i padëshiruari’. Fatmirësisht A.B ka shpëtuar, ndërsa është thyer nga të shtënat me armë, xhami i 'Opel Corsa' me të cilën ai udhëtonte.
 
Mbi ngjarjen Policia bën të ditur se, specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Dibër, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: Arjan Skënderi, 35 vjeç, lindur dhe banues në Kllobçisht-Maqellarë-Dibër, për veprën penale të “Vrasjes me dashje”, mbetur në tentative.
 
Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A. B, 43 vjeç, lindur e banues në Okshatinë-Shupenzë-Dibër.
 
Më datën 04.01.2017, rreth orës 10:30, në vendin e quajtur varrezat e fshatit Kllobçisht, konkretisht në rrugën automobilistike të këtij fshati, shtetasi Arjan Skënderi sapo ka konstatuar shtetasin A. B, i cili ka qenë duke drejtuar mjetin ‘Opel Corsa’, është afruar tek makina e tij dhe ka qëlluar një herë me armë zjarri mbi xhamin e pasëm, xham i cili është thyer plotësisht. Shtetasi A. B. nuk është lënduar nga e shtëna me armë zjarri.
 
Në përfundim të veprimeve të para hetimore rezultoi se motivi i ngjarjes ka qenë se shtetasi i arrestuar nuk ka dashur që shtetasi A.B, të vinte në këtë fshat , pasi në vitin 2007, vellai i shtetasit A. B, i quajtur A. B, ka vrarë me armë zjarri shtetasin J. M. (dhëndri i Arjan Skënderit).
 
Grupi hetimor ka kryer veprimet në vendin e ngjarjes por nuk u arrit të gjendet gezhoja për shkak edhe të motit të keq me dëborë , por dyshohet se pistoleta mund të ketë qenë me mulli.
 
Vijonë veprimet për gjetjen e gëzhojës dhe të armës së zjarrit, si dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët