Supë pule me perime

Përbërësit:

  • 2 copë fileto pule
  • 1 patate mesatare
  • 1-2 degë selino
  • 1 karrotë
  • 1 qepë
  • 2 thelpinj hudhër
  • Kripë dhe piper i zi
  • 1 e verdhë veze Ovvital
  • 2-3 lgj kos
  • 1 lgj miell Ola
  • Majdanoz për servirje

Përgatitja:

Vendosni gjithçka në një tenxhere filetot edhe perimet e copëtuara. Shtoni 1 litër ujë dhe ziejeni derisa pula të jetë gatuar. Më pas nxirrni pulën dhe copëtojeni. Bluani mirë përbërësit e mbetur në tenxhere me blender derisa të bëhen krem. Përzieni së bashku 2-3 lugë gjelle kos, 1 të verdhë veze dhe 1 lugë gjelle miell. Hidhni një lugë supë nga tenxherja, e përzieni dhe e shtoni tek supa duke e trazuar. Rregulloni shijen me kripë, piper dhe majdanoz të grirë imët. Në fund ngrohni një përzierje gjalpi dhe vaji ulliri në një tigan dhe hidheni mbi supë.