​“Motelet e seksit” lulëzojnë në
Kosovë: Me 10 € mbarojmë punë

​“Motelet e seksit” lulëzojnë në<br />Kosovë: Me 10 € mbarojmë punë
“Motelet e seksit” kanë shënuar rritje në numër gjatë vitit të kaluar në Kosovë, duke u kthyer në një industri të vërtetë. Kështu shkruhet në një reportazh të gazetës kosovare “Zëri”, e cila citon edhe një punonjës të administratës shtetërore.
 
“42-vjeçari nga Prishtina është i njohur për farmacistin. Kur ai futet në barnatore në mesditë, farmacisti nuk e pyet fare se çfarë ilaçi i duhet. Zgjatet në raftin e viagrave, zgjedh një nga to dhe ia jep pak në fshehtësi. Nëse qëllon ndonjë klient në barnatore ai pret derisa të shkojë e askush të mos e kuptojë se çfarë ilaçi i duhet”, shkruhet në reportazhin e gazetës.
 
Punonjësi, i cili dëshiron të qëndrojë anonim, nuk e ka problem të tregojë për kohën që kalon me të dashurën prej disa muajsh.
 
“Kemi gjetur një vend të mirë rrugës për në Ferizaj. Këto motelet na shpëtuan. Me 10 euro e ke në dispozicion për disa orë. Dhe nuk bëhesh telash për ta lëshuar banesën askush. Më parë ka qenë keq. Bëheshim telash duke shkuar nëpër dosta e studenta”, thotë 42-vjeçari./Zëri
d.i./Shqiptarja.com
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mosdeklarim të pronësisë dhe dhunë/ 27 gjoba për 7 muaj! Kryetarja e AMA-s bën publike llojet e shkeljeve të kryera nga televizionet

Mosdeklarim të pronësisë dhe dhunë/ 27 gjoba për 7 muaj! Kryetarja e AMA-s bën publike llojet e shkeljeve të kryera nga televizionet